Arma të cilën i dyshuari V. I dyshohet se e përdori për vrasjen e viktimës I. S, në ndërtesën e AKI-së ishte pa leje.
“Sipas informatës që më ka ofruar prokurorja kujdestare arma ishte ilegale”, tha Berisha.
Në anën tjetër Policia ka bastisur shtëpinë e te dyshuarit për vrasjen sot në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Bastisja ka ndodhur dje në mesditë. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë e cila mbahej pa leje.