Një person është arrestuar dje nga policia në Vushtrri pasi i kishte vjedhur telefonin motrës së tij.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari telefonin e motrës e kishte këmbyer me substance narkotike me një person të panjohur.
Policia tek i dyshuari si dëshmi materiale ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.