Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vulin thot se qëllimi i ushtris së Kosovës është hyrja e saj në konflikt me Serbin

    13/09/2018 | 18:38Updated:14/09/2018 | 11:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Serbia kanë arritur edhe reagimet e para pas kalimit në Qeveri të projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka thënë se Ushtria e Kosovës sipas tij është një rrezik për sigurinë në rajon, duke u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë në bazë të Rezolutës 1244, transmeton lajmi.net.

    “Ne i bëjmë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave të Armatosura të cilat do ta rrezikonin sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës mirëpo edhe të regjonit. Tentativa e Prishtinës për formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës është një plan për shkatërrimin e përpjekjeve të Vuçiqit për paqe”, ka thënë Vulin.

    Madje sipas Vulinit, qëllimi i vetëm i Prishtinës për formimin e Ushtrisë është konflikti me Serbinë.

    “Qëllimi i vetëm i formimit të Ushtrisë është konflikti me Serbinë dhe ne nuk do të lejojmë krijimin e formacioneve që Haradinaj e Veseli të arrijnë deri në Nish”, ka thënë Vulin.

    E Vulin shkoi edhe më larg në reagimin e tij, duke thënë se ushtria serbe është e gatshme që të mbrojë qytetarët e vet pavarësisht gjithçkaje çka mund të ndodhë.

    Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri. Pas kësaj, i njëjti pritet të dërgohet në Kuvend.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.