Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli për mediat serbe: Dialogu përfundon me njohjen e Kosovës dhe anëtarësim në OKB

    17/09/2018 | 16:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    Në një intervistë për gazetën serbe Telegraf, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se liderët në Serbi po e vazhdojnë retoriken e urrejtjes dhe po e glorifikojnë kriminelë siç është Slobodan Millosheviq.

    Kjo, ka thënë ai, nuk i ndihmon të ardhmes. Kosova, deklaron ai, është shtete i pavarur dhe sovran, me integritet territorial të pacenueshëm, dhe se kështu do të mbetet përherë.

    Veseli thotë se dialogu mes palëve me një zgjidhje që i hapë rrugë njohjes së ndërsjellë, dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB, BE dhe NATO është zgjidhja e vetme.

    Kryetari Veseli ka thënë se gjuha dhe metodat e ndryshme manipuluese nuk iu ndihmojnë as serbëve në Kosovë, për të cilët tha se nuk kanë asnjë problem me shqiptarët dhe me institucionet vendëse. Madje ai ka përmendur se në fshatrat dhe qytete ku banojnë serbë ka pasur investime në infrastrukturë e shumëçka tjetër. Serbia, ndërkaq ka deklaruar Veseli, investon në Kosovë në struktura paralele dhe në grupe të caktuara që nuk ju ndihmojnë qytetarëve.

    Në intervistën e tyre, telegrafi e quan Veselin njëri të Amerikës dhe liderin kryesor të Kosovës, pa të cilin nuk merren vendime. Veseli thotë se ai është krenar që personalisht ai dhe populli i Kosovës ka miqësi me SHBA-të.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli ka folur edhe për deklaratat e Vuqicit gjatë vizitës në Kosovë. Ai ka thënë se ishte një retorikë e së kaluarës dhe nuk respektoi miqtë ndërkombëtarë dhe lejen për vizitë për të dhënë mesazhe paqeje. Në frymën e reciprocitetit, Veseli tha se Vuqic dhe institucionet e tjera të Serbisë duhet të trajtojnë barabartë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Këtu ai ka përmendur se si shqiptarët diskriminohen në investime dhe në edukim, duke ju imponuar edhe historia dhe shumëçka tjetër.

    Për këtë, ka thënë ai, Kosova do ta ngrit zërin. Në këtë intervistë, Veseli është pyetur edhe për raportimet e mediave serbe për të. Para dy dite, mediat e dirigjuara nga presidenti Vuqic thanë se Veseli ka informacione për vrasjen e Oliver Ivanovic. Këto raportime Veseli i ka quajtur si propagandë e logjikës së Millosheviqit dhe tendencë për të dëmtuar procesin e hetimeve që po kryhet nga institucionet e sigurisë dhe prokurorisë në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin
    • “Ike” kënga më e re e Don Xhonit
    • Merr flakë Tregu i Gjelbër në kryeqytet
    • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
    • Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe të enverizmit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.