Ministria e Financave njofton se më 1 tetor 2018 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë me radhë për vitin 2018. Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7-vjeçar të emetuar paraprakisht më 2 prill 2018. Vlera e emetuar do të jetë 10 milion euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6-muaj.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/