Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vëllai i Elez Blakajt: Deklaratat e Demaliajt kishin tone kërcënimi, por nuk brengosemi

    18/09/2018 | 19:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vëllai i ish prokurorit Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje pasi hartoi aktakuzën ndaj veteranëve të rremë, Besnik Blakaj ka thënë se populli duhet të jetë i kujdesshëm dhe gjykues i mirë ndaj ngjarjeve të fundit, që lakohen me emrin e vëllait të tij.

    Besnik Blakaj ka thënë se në adresë të familjes së tyre nuk ka patur ndonjë kërcënim.

    “Nuk kemi patur ende asnjë kërcënim, edhe pse deklaratat e Demaliajt kishin tone kërcënimi. Por, kjo punë nuk na brengos fare. Mendoj që këto veprime nuk i konvenojnë askujt, e më së paku gjendjes në Kosovë”, u shpreh Besnik Blakaj, për Indeksonline.

    Ai ka thënë se populli duhet të jetë i kujdesshëm për veprimet që sipas tij po vrasin drejtësinë në vend.

    “Populli duhet të jetë i kujdesshëm e i matur, gjykues i mirë për këto veprime që po vrasin drejtësinë në vend. Ne si familje kemi respekt të madh për veteranët e vërtetë të UÇK-së”, ka thënë Blakaj.

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj deklaroi të hënën se prokurori Elez Blakaj duhet të ndiqet penalisht nga institucionet kosovare të drejtësisë për shkak të, siç tha ai, degradimit të veteranëve të vërtetë të luftës. Në të kundërtën, Demaliaj deklaroi se “do ta zgjidh privatisht” punën me Blakajn.

    Elez Blakaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit rreth dy javë më parë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.