Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vdes luftëtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen dhe bashkëluftëtarët

    28/09/2018 | 13:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Skënder Krasniqi apo i njohur me nofkën “Plaku”.

    Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

    Haradinaj ka çmuar lartë veprën dhe jetën e Krasniqit, duke thënë se si ishte luftëtari i orëve të para, i gatshëm për sakrificë sa herë që kërkoi atdheu.

    “I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, homazhet për të ndjerin fillojnë në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë duke vazhduar me mbledhjen komemorative në orën 16:00. Ndërsa varrimi bëhet në ora 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.