Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vajrat esencial që trajtojnë ankthin më mirë se medikamentet

    05/09/2018 | 16:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ankthi është një problem shumë i zakonshëm dhe ata që vuajnë prej kësaj gjendjeje po tentojnë gjithmonë e më shumë të gjejnë shpëtim tek kurat natyrale duke hequr dorë nga medikamentet e ndryshme.
    Për shumë njerëz, detyra të thjeshta si t’i japësh makinësh, vonesat, pazaret e stërgjatura etj mund të shkaktojnë atake paniku. Çdo ndryshim i thjeshtë në rutinën e tyre u jep shkak për të akumuluar stres, transmeton living.al. Medikamentet e ankthit shoqërohen me jo pak efekte anësore, përfshirë këtu: ngadalësimin e sistemit nervor, përgjumje, ngathtësi, konfuzion, humbje të kujtesës,të përziera etj.
    Terapia me vajra esencialë po këshillohet gjithmonë e më shumë nga ekspertët e shëndetit mendor dhe ne do të listojmë më poshte efektet pozitive në shëndet të vajrave esenciale.
    # 1 Bergamot
    Bergamot,ndryshe njohur si vaji i qitros përdoret prej shekujsh në kulturat lindore, për qetësimin e stresit. Një studim i bërë në Tajvan në vitin 2011 tregoi se si mësuesit ishin më të qetë e më të duruar, pas dhjetë minutash aromaterapi me vaj qitroje. Ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës duke balancuar të gjithë aktivitetin mendor. Ky vaj rekomandohet kur jeni në gjendje të tensionuar.
    Shënim: Vaji i qitros është fotosensitiv, që do të thotë se reagon direkt nën rrezet e diellit. Shmangni rrezet e diellit kur përdorni vajin bergamot në lëkurë.
    # 2 Vaji esencial i livandos
    Aroma qetësuese e livandos mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, por shkenca ka vërtetuar me fakte se prania e “kampor, linalyl acetate dhe terpineol-4” janë përgjegjëse për ndjesinë e mirë që na jep në tru nuhajtja e vajit të livandos. Efekti qetësues e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për të luftuar depresionin dhe ankthin./lajmi.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.