Një aksident i rëndë ka ndodhur mes veturës dhe trenit në fshatin Dush në komunën e Klinës, me ç’rast një grua ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë që në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes në vendkalimin e trenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK”, tha Ibraj.
“Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra./drenica.press