I riu 23-vjeçar me inicialet B.H ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rezhanë të Mitrovicës.
Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale. Këtë lajm e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.
Sqarim: Fotoja është ilustruese