Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e paralajmëruar për në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një përgjigjie për Klan Kosova ka thënë se është pro fqinjësisë së mirë dhe respekton interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb në Kosovë, njofton Klan Kosova.”Tani më institucionet e vendit e kanë marr vendimin e tyre.
Unë e respektoj interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb. Shpresoj do të ketë mesazhe pozitive të fqinjësisë së mirë të bashkëjetesës për të mundësuar këtë marrëveshje finale”./veriu.info