Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi: Policët e lidhur me krimin mos të kenë mundësinë të veshin uniformën

    06/09/2018 | 13:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përvjetorin e 19-të të Policisë së Kosovës.

    Presidenti Thaçi ka thënë se po e shënojmë ditën e institucionit që mëshiron më së miri përparimin tonë si shtet i ri.

    “Policia e Kosovës që nga ditët e para, e posaçërisht pas pavarësisë së Kosovës, u bë shtylla jonë më e fortë e shtetndërtimit. Policia e Kosovës, gra dhe burra, u bënë shpejt institucioni më i besueshëm në Kosovë. Me krenari e them gjithmonë, që raportet e shumta ndërkombëtare e vendosin Policinë e Kosovës lart mbi policitë e vendeve të rajonit. Ky institucion i ka dhënë Kosovës shumë. I ka dhënë arsye për të qenë krenar. I ka dhënë kuadro që kanë udhëhequr e po udhëheqin institucionet më të rëndësishme të vendit. Ju i keni dhënë Kosovës edhe heronj si Enver Zymberi dhe shumë të tjerë. Sot e mot përulemi para jetës dhe veprës së tyre”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Sipas një njoftimi, kreu i shtetit shtoi se Policia e Kosovës ka detyrën më të shenjtë, mbrojtjen e jetës së njeriut, krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë dhe luftimin e fenomeneve negative që e rëndojnë rajonin dhe vendin tonë.

    “Sigurisht shumë progres është arritur. Por, ne të gjithë duhet të bëjmë edhe më shumë që të çrrënjosim këto dukuri negative, në bashkërendim të plotë me institucionet tjera. Ne të gjithë duhet të bëjmë shumë më shumë që policët e inkriminuar në vepra korruptive dhe kriminale mos të kenë mundësinë asnjëherë të veshin këtë uniformë të shenjtë. E posaçërisht, ne duhet të bëjmë shumë më shumë për mbrojtjen e jetës së gruas. Është e vërtetë, dhunë në familje dhe në rrugë ka dhe gruaja fatkeqësisht i nënshtrohet dhunës verbale e fizike. Por, ajo që e bën dallimin është mënyra sesi reagojnë institucionet, mënyra se si reagon shoqëria”, ka thënë presidenti Thaçi.

    I pari i vendit ka theksuar se vajzat tona assesi nuk guxojnë të rriten në një ambient ku dhuna ndaj tyre, qoftë verbale, qoftë fizike, shndërrohet në normalitet.

    “Kudo që dhuna shfaqet, në rrugë, në shtëpi, në ambiente të punës, kudo qoftë, ne duhet të jemi të pakompromis në luftimin e këtij fenomeni të shëmtuar. Neglizhenca për të vepruar në raste të tilla do të jetë e pafalshme dhe e ndëshkueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Presidenti i vendit ka thënë se Policia e Kosovës duhet të jetë në ballë të këtij procesi, duke dhënë shembull për të gjithë të tjerët. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.