Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo kanë përfunduar takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Megjithatë, sipas tij, ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme. /Telegrafi/