Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Të gjitha liqenet në Kosovë s’e kanë sasinë e ujit që e ka Ujmani”

    11/09/2018 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në emisionin e sotëm të Puls-it në KTV, po debatohet mbi rëndësinë e liqenit të “Ujmanit” për ekonominë e Kosovës.

    Afrim Lajçi, këshilltar në Këshillin Ndërministror në Qeverinë e Kosovës, tha se Ujmani është resurs ujor me rëndësi për Kosovën dhe ka rëndësi strategjike për furnizim me ujë të një pjese të qytetarëve.

    “Ujmani është resurs i Kosovës, është e padiskutueshme. Veriu, realisht, ka mungesë të juridiksionit. Megjithatë, i raportojnë Iber Lepencit”, tha ai në emisionin Puls në KTV.

    Lajqi, ndër të tjera tha se shteti i Kosovës defunksionalizohet pa liqenin e Ujmanit.

    Avdi Gjonbalaj, ish zyrtar i lartë në Hidroekonominë e Kosovës, më pas tha se Ujmanin e menaxhon Serbia. “Serbia e ka themeluar ndërmarrjen Ibër Lepenc, prandaj e menaxhojnë ata e jo njerëzit tanë”, tha ai.

    “Duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është”, tha ai.

    Skender Bublaku – Ekspert i Ujërave, tha se Ujmani është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë.

    “Ka qenë i destinuar për Kosovën, i tillë duhet të mbetet. Nuk pajtohem me z.Gjonbalaj.

    “Iber Lepenci menaxhohet nga institucionet tona, operon me të gjitha asetet në këtë kompleks. Ai mirëmbahet nga një institucion që është i përcaktuar me ligj. Ujmani është pasuri ujore e Kosovës e cila që nga fillimi e ka destninimin për disa kategori të ndryshme për Kosovën. 350 milion kub ujë, të gjitha akumulimet tjera nuk bëjnë sa gjysma e tij. Të gjitha liqenet në Kosovë nuk e kanë sasinë e ujit që e ka Ujmani. I ngjashëm është me liqenin e Fierzës”, tha Bublaku.

    Ai tha se Serbia e ka obligim ta ruaj edhe sasinë edhe cilësinë e Ujmanit.

    Shtoi që është i rëndësishëm sepse prodhon energjinë elektrike, ndihmon popullsinë, madje luan rol edhe në bujqësi. “Pjesa qendrore e Kosovës furnizohet nga ajo. Janë diku mbi 600 mijë banorë”, tha ai.

    Është i destinuar të furnizojë 17 mijë hektarë tokë, thotë Bublaku.

    “Ujmani është pronë e Kosovës, është brenda territorit të Kosovës”, shtoi ai. Nëse dikush investon aty, s’do të thotë që është pronë i atij vendi, tha tutje.

    Tutje tha se “Janë dy diga, një e shfrytëzojmë ujin për energji e tjetrën për ujitje”, tha ai.

    Gani Berisha, Drejtor i Departamentit të Ujërave në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se “duhet të demantojë z.Avdiu që thotë se Ujmani menaxhohet nga Iber Lepenci. Iber lepenci është krijuar më 1967, është transofrmuar nga UNMIK-u dhe me ligj të posaçëm nga Qeveria jonë. Për çdo metër kub që shfrytëzohet nga Ujmani, Ministria jonë raporton”, tha ai./drenica.press

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.