Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Në këtë takim të të parit të Vushtrrisë me Rukiqin është diskutuar për gjendjen e bizneseve në Vushtrri, ku ky i fundit ka vizituar edhe biznese në komunën tonë duke konstatuar gjendjen e tyre si të mirë.
Tahiri ka njoftuar Rukiqin për disa prej projekteve me rëndësi që qeverisja e tanishme është në proces të realizimit të tyre.
Tahiri dhe Rukiqi janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin e tyre./VushtrriaOnline