Sot Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka miratuar buxhetin për vitin 2019-2021 në të cilin parashihen edhe projektet të cilat do të realizohen për vitet në vijim
Është Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ai që ka prezentuar disa prej projekteve që parashihen me këtë buxhet, projekte të cilat sipas tij do t’i sjellin ndryshim qytetit të Vushtrrisë.
Në vijim gjeni listën e plotë të prezentuar nga vet Tahiri me projektet që do të realizohen me buxhetin 2019-2021.
Stacioni i Autobusëve;Tregu per prodhuesit vendor;Shujta per nxenes;Ujesjellesi;Sheshi Kolonel “Ahmet Krasniqi”;Fusha ndihmese e futbollit sipas standardeve te FIFA,;1 Palester e re sportive; Shkolla e muzikës; 3 fusha sportive ne shkolla;Harta zonale;1 Qerdhe e re;Ujitja e tokave bujqesore;mbulimi i normave te interesit ne kredi;perkrahja per bizense;Qendra Inovative “Viciana”;QMF e re perballe shkolles “Mustafë Venhari”.