Sonte zhvillohet ndeshka e parë si vendas e përfaqsueses së Kosovë në një stadium shtetëror që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri.
Ndër tifozët e shumtë nga mbarë vendi sonte i pranishëm në stadium është edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri ka postuar edhe një fotografi nga tribunat e “Fadil Vokrrit” duke treguar se pikërisht fanela që ai mban është dhuratë nga legjenda e futbollit kosovar.
“Legjende, me fanellen qe ma dhurove ne Vushtrri, sonte e gjithmone do te bejme tifo per Kosoven tone.
Forca Kosova! Fitore” ka shkruar Tahiri.