Qytetarët nesër për herë të tretë me radhë do t’u drejtohen shesheve të Prishtinës për të kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Aktivistët e iniciativës #PROTESTOJ, të përkrahur nga shumë organizata joqeveritare kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën, më 5 shtator.
Në dy protestat e mëhershme mijëra qytetarë kanë kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe veting për gjyqësorin. Kërkesë tjetër e protestuesve është që listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pastrohen dhe dinjiteti i veteranëve të vërtetë të kthehet./FaktePlus/