Qëndrim Aliu, djaloshi nga Vushtrria që muaj më parë udhëtoi për në Turqi pas një mobilizimi të një qyteti të tërë për t’i dalë në ndihmë, fatkeqsisht ndërroi jetë këtë të mërkure.
Atij do t’i jepet lamtumira e fundit sot ku në përcjellje të familjarëve dhe qytetarëve do të bëhet varrimi i tij.
Për këtë është njoftuar edhe në njoftimet e vendosura anë e mbanë qytetit, ku tregohet se i ndjeri do të varroset sot me ikindi në varrezat e fshatit Begaj.
Kujtojmë se janë qytetarë të shumtë që kanë shprehur ngushllime për ndarjen nga jeta të Qëndrimit, duke iu bashkangjitur kështu dhimbjes së një qyteti të tërë./VushtrriaOnline