Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv nga hetimi i Prokurorisë së Shtetit për dyshimet se një pjesëtar i Policisë së Kosovës i ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.
Hetimi kishte nisur pas hapjes së një qendre të masazhit në qytetin e Gjilanit.
Emisioni sjell detaje për mënyrën se si Prokuroria kishte autorizuar hetuesit të futeshin me masa të fshehta dhe të kontraktonin shërbime seksuale në lokalin e masazhit.
Telefonata dhe vëzhgime nga jashtë kryhen nga Policia dhe Inspektorati Policor për të arritur të sigurohen prova rreth dyshimeve se polici ishte përfshirë në rast.
Informacionet e bartura te prokurori nuk mjaftojnë për të ndërtuar një rast të rëndë. Ndërsa duhen të përdoren masat e fshehta për të siguruar prova se zyrtari policor është përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Përgjime të telefonave dhe vëzhgim i objektit autorizohen të kryhen përreth lokalit.
Pas diskutimesh në mes prokurorit e hetuesve arrihet në konkludimin se opsioni i vetëm për ta zbuluar rastin është përdorimi i masave të fshehta të simulimit. Kjo nënkupton që policë të fshehtë do futen në lokal për të kërkuar dhe paguar për shërbimet seksuale.
Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.