Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shtetasit francez i refuzohet hyrja në Kosovë

    10/09/2018 | 18:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka ndaluar sot në Pikën Kufitare në Merdar, shtetasin francez Arno Gujon.
    Sipas RTS, Gujon erdhi në Kosovë për të marrë pjesë në një hapje në fshatin Prekovc të Novobërdës.

    Përveç Gujon, Policia e Kosovës ka ndaluar edhe dy aktivistë tjerë të organizatës humanitare “Serbët për serbët”.

    Kallxo.com ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës të cilët në përgjigjen e tyre thonë se i njëjti nuk ka pasur leje për të hyrë në Kosovë.

    “Mund të konfirmojmë se me vendim të institucioneve kompetente të Kosovës, është ndaluar personi në fjalë dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Në llogarinë e tij në Twitter, Gujon prezantohet si themelues i organizatës “Solidariteti për Kosovën dhe autor i librit “Të gjitha rrugët çojnë në Serbi”.

    Ndalimi i tij është dënuar edhe nga shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.