Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shkencëtarët ngrenë alarmin! Vullkan shumë i rrezikshëm pritet të pushtojë Evropën

    24/09/2018 | 23:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një vullkan mund të shkaktojë përçarje globale nëse shpërthen mbi Islandën jugore, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

    Vullkani “Katla” është më i madh se “Eyjafjallajokull”, i cili krijoi një re hiri gjigante që preku trafikun ajror mbarëbotëror tetë vjet më parë, transmeton Gazeta KOHA.

    Ai ka lëshuar një sasi shumë më të madhe të dyoksidit të karbonit (CO2) se sa ishte menduar më parë, kanë zbuluar studiuesit.

    “Katla”, që do të thotë “kazan” ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1918. Ai ka shpërthyer çdo 50 vjet, por herën e fundit ka shkuar në 100 vite pa shoërthyer.

    Vullkani gjendet pranë bregut jugor të Islandës rreth 25 km nga “Eyjafjallajokull”.

    “Nuk ka asnjë mënyrë për të thënë kur do të shpërthejë, vetëm se kjo do të ndodhë”, thotë Sarah Barsotti nga Zyra Meteorologjike Islandeze për “The Sunday Times”.

    Ajo shtoi se niveli i përçarjes në udhëtimin ajror “varet nga intensiteti i shpërthimit dhe drejtimi i erës në atë kohë”.

    Një ekip hulumtuesish britanikë dhe islandezë zbuloi se “Katla” është një “burim global i rëndësishëm i dyoksidit të karbonit atmosferik”.

    Ata zbuluan se vullkani “shumë i rrezikshëm” do të lëshonte çdo ditë midis 12 dhe 24 kiloton CO2.

    Sipas studimit, “Katla” “është një nga burimet më të mëdha vullkanike të CO2 në Tokë, duke çliruar deri në 5 për qind të totalit të emisioneve globale të vullkaneve”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.