Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të largohet nga kjo pozitë, e edhe nga shteti i Kosovës.Kjo ngase në ditët në vazhdim ai pret emërimin zyrtar si ambasador në Emiratet Arabe. Gazeta Blic ka parë dokumentin në të cilin ministri i MPJ-së, Behxhet Pacolli ka dërguar emrin e Avni Arifit në komisionin për Punë të Jashtme ku edhe pritet miratimi i tij.
Dokumenti i siguruar nga Gazeta Blic, ka këtë përmbajtje
ëve të Jashtme është siguruar që kandidatit Z,Avni Arifi i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 6, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 1 të Ligjit Nr. 03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së KosovësBazuar në fushëveprimin e komisionit për Punë të Jashtme Diasporë dhe Investime Strategjike, kërkoj nga ju që të vijoni procedurat për emërimin e kandidatit të sipër përmendur, në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi, sipas nenit 7, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”
Emri i tij është dërguar në komision dje me datë 13.09.2018. Gazeta Blic ka kontaktuar me Arifin, i cili nuk ka dashur të flas, por as nuk e ka mohuar lajmin. Ai ka thënë se nuk ka koment për këtë.
“Nuk kam koment për këtë çështje” i ka thënë Arifi Gazetës. Pasi të kaloj në komision emri i Arifit duhet të nënshkruhet nga Presidenti i vendit dhe më pas të jep pëlqimin edhe UAE.