Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Serbia tërhiqet nga festivali “ballkanika folk”- shkak ngritja e flamurit të Kosovës

    27/09/2018 | 18:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria është mikëpritsja e festivalit “Balkanika Folk”, mirëpo në festival ishte e paraparë të marrin pjesë 11 ansamble nga i gjithë Ballkani dhe dy të tjera, të Arbëreshëve e Italisë dhe atij të Polonisë.

    Mirëpo, mysafirët nuk u mblodhën në numër sa ishin ftuar, kjo sepse Serbia kishte mohuar pjesëmarrjen në një organizim në të cilin ngrihet edhe flamuri i Kosovës, njofton Klan Kosova.

    Madje, Ambasada e Serbisë në Tiranë kishte kërkuar nga organizatori të mos e lejojnë ngritjen e flamurit kosovar, nëse duan që ansambli nga Serbia të marrë pjesë në festival.

    Organizatori i këtij festivali, producenti Sokol Gunga, po e konsideron këtë kërkesë absurde dhe në kundërshtim me parimet e artit.

    Edhe pse Serbia i largoi artistët e vetë nga gara, Gunga kishte kërkuar që ata të qëndrojnë së paku për ta ndjekur festivalin nga afër.
    “Artistët serbë ishin të mrekullueshëm, artistë të vërtetë, kërcimtarë të jashtëzakonshëm dhe pse jo nëse do të ishin në garë, mund të ishin edhe pretendent edhe për çmimin e madh qe e fitoi Bullgaria”, ka shkruar producenti në reagim.

    Ai ka shtuar se politika nuk duhet të fusë hundët në art sepse arti nuk njeh kufij.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.