Zyrtarët komunal në Vushtrri për rreth 20 minuta nuk kanë pasur mundësi të lëvizin nga objekti i komunës, kjo për shkak se një qytetar, në shenjë revolte ua ka vendosur dryrin dyerëve të hyrjes.Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.
Sipas tij, motivet e këtij rasti ende janë të pa sqaruara.“Në mëngjes e vërejtëm që kanë qenë të mbyllur por se qysh, tek nuk e di. Dy dyrë kanë qenë të mbyllura me zinxhirë dhe një dry”, tha Muzaqi.
Me rastin ka filluar të merret edhe Policia e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda policisë së rajonit të Mitrovicës. Sipas të njëjtave burime, personi me inicialet I.M., (emër i njohur për redaksinë) është ai i cili i ka bllokuar dyert e komunës.
“Policia e ka marrë informatën për një incident të tillë në Komunën e Vushtrrisë dhe është vënë në kërkim të një personi, të cilit aktualisht i është lokalizuar edhe vendndodhja”, potencuan burimet brenda PK-së.