Në librin e Bardh Hamzajt, ‘Narrativë për luftën dhe paqen’ (Dialog me komandantin Ramush Haradinaj), ka rrëfime mjaft interesante për luftën, nga vetë goja e kryeministrit aktual, atëkohë komandant Ramush Haradinaj.
Sipas rrëfenjave që jep Haradinaj në këtë libër, shihet se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mjaft mirë e organizuar në Zonën e Dukagjinit, por poashtu, jepen të dhëna tronditëse: se si në një moment, ushtarët e Haradinajt e kishin lënë atë të vetëm dhe ai (Haradinaj) kishte mbetur nga rreth 2000 ushtarë sa kishte, në vetëm 50.
Lajmin për ikjen e ushtarëve, Haradinaj e mori deri sa ishte në gjumë, pasi nuk kishte fjetur tri ditë rresht. Periskopi jus jell të plotë këtë pjesë interesante të librit.
Haradinaj: Para se të filloj të flas për këtë, më lejoni fillimisht t’iu them se gjëja më e rëndësishme për ne ishte që të mbanim të hapur korridorin me Shqipërinë, në mënyrë që të mund të furnizoheshim me pajisje teknike. Ekipi ushtarak përkujdeses për më shumë se 100 kuaj dhe 1200 njerëz në të njëjtën kohë. Lëvizjet bëheshin nën një siguri të madhe. Ne e dinim se shumë të rinj që ishin involvuar në organizimin e ushtrisë ishin dëmtuar shumë nga prita e serbëve. Të gjitha ekipet tenike që kishte Shala, Llapi dhe Drenica, jo vetëm deri në shtator, por edhe deri në muajin nëntor të vitit 1998, erdhën në Kosovës përmes Dukagjinit. Pikat nëpër të cilat kalonin ekipet ushtarake ishin Smolica, Gllogjani, Jabllanica dhe disa të tjera.
Duke parë një situatë të tillë, ishte më se e nevojshme të krijohej një zonë e lirë ku forcat serbe nuk do të mund të kryenin aktivitete dhe nuk do të mund të depërtonin. Zhvendosja e popullatës nga fshatrat kufitare si Pobergja, Vokshi, etj, ishin bërë më qëllim që të krijonim një zonë tampon dhe të siguronim rrugët tona të furnizimit. Kemi arritur të menaxhojmë fshatin Voksh deri në rënien e Junikut. Ky fshat, nuk është se na duhej si pozocion, porn a duhej të për të mbajtur të hapur linjën tonë të korridorit. Kishte një pozicion të hapur në Voksh dhe një tjetër afër Korenicës në Smolicë dhe kjo ishte pjesë e lirë për ne, përkundër ndalesave që Serbia kishte ndërtuar afër kufirit, por për ne ishte e mjaftueshme dhe nuk ishin mjaft të fortë për të vepruar karshi kësaj, përkundës që mund të shihnin lehtësisht djemtë e rinj duke bartur pajisje teknike. Më duhet këtu të përmend se kishim hasur në disa pritë të cilat ishin kryer nga paramilitarët në bashkëpunim me njerëzit e shitur të vendit tonë, por ato prita nuk është se na dëmtuan edhe aq shumë.
Si ra Gllogjani për herë të parë?
Haradinaj: Lidhur me këtë nuk duhet të fajësojmë Smolicën. Smolica ishte përballur me një ofenzivë që në ditët e parë deri në ditën e rënies. Çdo ditë, mijëra granatime kishin ndodhur mbi Smolicën. Kishte luftime në Voksh, në Carrabreg, në Prelep, në Rastavicë, në Babaloq, Dujakë, Gramaqel, Sahptej, Qeskovc, Bokshiq, dhe në vende të tjera, pra kishte luftime çdo ditë. Ofenziva pra, me një fjalë ishte permanente, e përditshme, që nënkuptonte se ne duhej të luftonim çdo ditë dhe ne shkaktuam një dëm të madh tek armiku dhe menduam se pas kësaj serbët do të largogeshin.
Ofenziva e pranverës të cilën ju po e përmendni ishte përgatitur maft mirë dhe na gjeti neve të ndarë. Ofenziva nisi më 13 dhe Serbia kishte menduar të na rrethonte në pozicionet tona rrugës për në Irzniq dhe Baballoq dhe të na fuste në një rreth prej tre kilometrash. Por ata u befasuan pasiqë hasën në pozicionet tona të para në Krushec, afër Kroit të Gërvallës, në një vend të quajtur Kodra e Vranocit ku kishim krijuar linjën tonë të frontit. Në këto lufitme, gjithkush mori pjesë duke krijuar linja frontesh përreth Krushecit, Prapaqanit, pjesërisht në Isniz, Llukë të Epërme, Carabreg dhe kështu…Gjatë kësaj kohe, u vra Adem Ukhaxhaj në luftime të drejtpërdrejta me forcat serbe.
Qëllimi i ofenzivës ishte që të shkatërrohej që të na rrethonin dhe të shkatërronin ‘ushtrinë tonë kokëfortë’ dhe siç diskutohej në qarqet policore të largoheshim për në Shqipëri. Ky ishte skenari.
Një numër i madh njerëzisht dhe ushtri e madhe ishte angazhuar në këtë ofenzivë; dy brigade ishin involvuar drejtpërdrejt në luftime, që nënkupton se ishin 2000 deri në 3000 persona ; 2 batalioione me mjete motorike prej më shumë se 1000 mjetesh luftarake; në gjithë Dukagjinin, mund të them se kishte rreth 20 000 trupa serbe që po merrnin pjesë në luftë. Forcat serbe u munduan të vinin përmes Carranbregut, përmes Belegut, Rastovicës, Baballoqit dhe Gramqelit. Sulmi më i fuqishëm nga forcat serbe na erdhi nga Suka e Biteshit në drejtim të Shaptejit. Gjatë këtyre luftimeve që zgjatën për 5 ditë, forcat serbe nuk shënuan asnjë fitore dhe as që vinte në shprehje kjo. Kështu që ne kishim nën kontroll pothuajse të gjitha vijat tona të frontit, vetëm një që kishte rënë ishte ajo në Gramaqel. Nga kjo kohë, ne ishim të detyruar të vepronim ndryshe dhe në të njëjtën kohë të përkujdeseim për armatimin tonë e sidomos për municionet anti-tankeve. Ishte një luftë tejet e fuqishme, përkundër faktit që betejën e humbëm, në këtë kohë ra Gllogjani, por ishte hera e parë që një strategji lufte e përpiluar nga ne po aplikohej. Gjatë hyrjes së forcave serbe në anën e Biteshit dhe kodrës së Gramaqelit, ne u fshehëm në kanale gjatë natës, në mënyrë që të lejonim forcat serbe të hynin në fshat dhe pastaj ti qëllonim dhe pas kësaj ‘Shqiponja e Zeza’ (battalion, v.j) të udhëhequra nga ‘Togeri” do të operonin. Në ditën e tretë të luftimeve ne kishim arritur të dëmtonim mjaft shumë, pothuajse në tërësi konvojin e forcave serbe dhe i detyruam të tërheqen. Ky ishte vendi ku vëllai im, Enveri ishte plagosur rëndë deri sa ishte sulmuar nga pozicionimet e forcavce serbe. Forcat serbe do të mund të merrnin nën kontroll territorrin vetëm pjesërisht pasi që ne ishim të deturyar të largoheshim në momentet e fundit për shkak të municionit. Ne kurrë nuk jemi tërhequr nga pozicionet për shkak të fuqisë së sulmeve të armikut tonë por detyroheshim të tërheqeshim atëherë kur mbeteshim pa municion. Gjatë kësaj kohe, kemi harxhuar 500 granata dora, rreth 100 mortaja dhe 12 kuti prej 12.7 sosh sa kishim me armatim. Në menaxhimin e përdorimit të këtyre kutive me armatim, i famshmi Arben Lami i cili ishte trajnuar nga Ajet Potera ishte i shkëlqyeshëm. Në ditën e parë të kësaj beteje, Gllogjani ishte marrë. Në u tërhoqëm dhe morëm gjithë dokumentacionin, njerëzit e plagosur dhe krijuam një linjë të re fronti afër Liqenit të Radoniqit, Ratishit të Ulët, atij të Epërm, Pozharit, Llukës në mënyrë që të mbronim gjithë popullatën e cila ishte zhvendosur tërësisht në anën tjetër të lumit Bistrica.
Nuk kam besuar kurrë se mund të ndodhte largimi i një ushtrie të tërë të organizuar
Haradinaj: Kjo ndodhi pak më vonë. Ne u kthyem prapa në pozicionet tona dhe u përkujdesëm për aktivitete kudo që ishte e mundur. Serbia filloi një ofenzivë tjetër shtatorin e vitit 1998 dhe ishte më e fuqishme por ne ishim më shumë të ndarë. Pas rënies së parë të Gllogjanit, do të doja të flas në këtë pikë për emocionet e mia paksa; njerëzit filluan të më shihnin mua paksa sit ë pasigurt. Kështu që ishte tejet e vështirë të mbaje moralin e tyre lart. Kishte nisur edhe një luftë e veçantë ku propagandohej se Serbia ishte e pathyeshme. I dëgjoja njerëzit duke thënë se ‘nuk mund ta fitonin luftën me nga një automatic dhe gjëra të tilla të vogla’. Kështu që, vlerat tona po shënonin një rënie. Gjatë sulmit të dytë ne ishim qëlluar nga të anët: nga Jabllanica dhe nga Carrabregu. Kështu që rezictenca jonë e madhe, këtë herë ishte dëmtuar lehtësisht. Idea ime ishte që ne hap pas hapi të rezistonim në mënyrë që të krijonim një zonë të lirë për popullatën dhe këtu mund të ishim të pathyeshëm. Mendoja që kjo zonë mund të krijohej në disa terrene malore mes fshatrave Ratish, Dashinoc, Maznik, Jabllanicë, Bardhanit, Gergoc, etj. Ne krijuam një linjë të re fronti, një linjë mbrojtëse te Liqeni i Radoniqit dhe përgjatë rrugës në Izniq në këtë kohë, në mënyrë që nëse vinim te më e keqja ta zhvendosnim popullatën në mallet e fshatrave ku kishim menduar të qëndronim. Më lejoni t’iu shpjegoj se qëllimi jonë nuk ka qenë asnjëherë të përzienim popullatën me luftë, kështu që plani jonë ishte ta evakunonim popullatën se pari. Kishte disa opsione dhe mendojeni se jam duke folur për situata mjaft eksreme këtu, në mënyrë që të arrinim të evakuonim popullatën dhe ata të mos merreshin si pengje. Kishim menduar se mbrojtja e popullatës mund të bëhej në rajonin e Turjakës, në Lugun e Leshanit dhe gjithashtu një evakuuim rreth maleve ishte konsideruar si opsion por kurrë s’kishim menduar që zhvendosjen e popullatës ta bënim bashkë me ekipin tonë ushtarak. Në këto rrethana prapavija e luftës ishte afër Pozharit rreth rrugës që të çon në Lumbardh, rreth Lumbardhit, rreth Dashinocit dhe gjithë rrugës për te Ratishi i Ulët. Terreni ishte asisoji, sikur në formë të shkronjës ‘L’. Mungesa e armatmit dhe njerëzve na bëri të mbanim një vijë të drejtë mbrojtëse. Në ditën e tretë arritëm të krijonim pozicionet në Pozhar, në hyrjen (fshatit v.j), të të cilit ishte Sefedin Shehu si rojë bashkë me një grup të rinjsh dhe aty pata vendosur të shkoj në shtëpi në Lumbardh dhe të pushoja pak. Në të njëjtën kohë, Jabllanica ra përkundër që u bënë luftime nga një grup i armatosur i kryesuar nga Alush Agushi – Mala. I gjithë ky grup kishte arritur që bashkë me popullatën të kalonin rrugët nga Izniqi dhe Broliqi dhe tani donin të më takonin mua. Pasi që kisha krijuar një front ku mund të përgjigjeshim me zjarr dhe pas tri ditësh që nuk kisha vënë gjumë në sy, një burrë i vjetës nga Lumbardhi, emri i të cilit nuk më kujtohet tani, na kishte ftuar në shtëpinë e tij, duke na ofruar gjithçka që kishte në shtëpinë e tij madje kishte rregulluar edhe shtretërit që të flinim e të pushonim pak. Duke menduar se linjat tona të frontit po funksionin si më parë, vendosëm të pushonim pak.
Pas një ore e gjysmë gjumë, Alush Agushi dhe Lahi Brahimaj erdhën te shtëpia ku po pushoja dhe kishin kërkuar të më takonin. Refuzova të çohem sepse isha shumë i lodhur. Ata arritën rrufeshëm të dhoma ku po flija dhe filluan të bërtisnin: “Hej, a e di çka ka ndodhur. Jemi tradhëtuar. E gjithë ushtria ka ikur. Jemi të dorëzuar”.
Tani po e kuptoja se kishte ndodhur diçka e pazakontë, u zgjova dhe të dy ata (Agushi dhe Brahimaj, versioni jonë) po më shpjegonin se si e gjithë ushtria e përbërë nga 2000 – 3000 persona kishte ikur një ditë më parë nga mallet e Strellcit dhe se si forcat serve kishin hyrë në Izniq dhe kishin kaluar edhe rrugën e Krushecit si dhe ishin nisur për në Lumbardh kah ana e sipërme, në fshatin ku isha unë. Kështu që nënkuptohej se ne ishim të rrethuar në Lumbardh. E kishim të pamundur të qëndronim në front dhe dëshironim të dinim se çka ka ndodhur kështu që vendosën të lëviznim nga Lumbardhi në Broliq. Vendosëm edhe një linj ëfronti rreth lumit Bistrica, duke menduar se forcat tona ishin në Prapaqaj, Isniq, Dubovikt, Krushec, Lug i Baranit etj. Nuk mendoja kurrë se asnjë ushtar i vetëm mund të na tradhëtonte dhe nuk mendoja kurrë se një organizim i tillë ushtarak mund të ndahej në mënyrë të tillë. Ishte një shok i madh për mua dhe një goditje shpirtërore që nuk arrija të përballoja lehtë.
Ekzitonte një plan për të më kapur të gjallë
Kishim shumë ushtarë të plagosur në spitalin e Krushecit, ku ishte edhe Yll Morinai cili më vonë u vra nga forcat serbe në spitalin e Novi Sadit, Arbër Spahia – Cukla, i cili ishte me ne aty, vëllai im Enveri i cili ishte një invalid tashmë, dhe ekipi mjekësor i përbërë nga: Iliriana, Ryva, Tima, Hilmiu, Hakiu, Shehu, Rrustem Berisha dhe të tjerë. Me një fjalë, me ndarjen e ushtrisë tonë, vija jonë mbrojtëse më nuk e ishte e tilla, pra ishim të pambrojtur. Sigurisht, familjet tona ishin këndej pari, diku. Nuk dija asgjë për babain tim. E pyeta një nga bashkëluftëtarët e mi më të vjetër, Isuf Dervishajn, që të shkonte në Vranoc dhe të shihte nëse mund të dëgjonte diçka për familjen time dhe më pas të shkonte në Izniq e të shihte se çka ka ndodhur. Në Vranoc, ai s’kishte gjetur askënd, çdokush ishte evakuuar; ai s’kishte parë madje as forcat serbe. Më pas ai kishte arritur në Izniq ku kishte parë njerëzit duke biseduar për dorëzimin e armëve dhe aty kishte parë se ushtria jonë ishte larguar nga barrakat në Prapaqan. Ishin vetëm disa zyre në Izniq ku tashmë po qëndronin disa nga fshatarët. Ky ishte vendi ku Isufi takoi një nga bashkëluftëtarët e mi, Naser Ahmetxhekaj, i cili kishte kërkuar nga ai (Isufi v.j) që të më dërgonte një mesazh: Tregoji Rmushit se ushtria është larguar, tani je vetëm ti dhe ata (pak) njerëz që janë me ty, ik para se të të kapin të gjallë”. Më pas, Isufi kishte ardhur te unë dhe më kishte alarmuar me atë që kishte dëgjuar. I thash Isufit të shkojë sërish në Izniq dhe të gjente babain tim ‘sepse vendi i tij ishte te vendi i burrave’, dhe gjithashtu i thash t’i tregonte familjes time që të mos rrinin të gjithë në një vend (së bashku) por të shpërndaheshin në popullatë. Babai im erdhi atë natë dhe të gjithë bashkë qëndruam në Broliq, në linjën e frontit, duke mos dashur të besonim se çka na kisht e ndodhur. Të nesërmen, forcat serbe kishin arritur të na lokalizonin në një largësi prej 500 metrash. Lufta u zhvilluar në një distancë prej 100 metrash dhe ishim mjaft pak në numër.
Sa ushtarë kishit me vete?
Haradinaj: Në Broboliq akoma kisha rreth 100 ushtarë. Duke analizuar situatën në të cilën ndodheshim, disa ushtarë erdhën në pëfundimet e tyre personale se duhej të largoheshin dhe u larguan. E pash se situate ishte mjaft e rëndë, Serbia mund të na shihte por s’mund të na sulmonte sepse po prisnin të evakuuonin popullatën dhe mendonin se ne do të bëheshim bashkë me popullatën që do të evakuonin. Ne u sulmuam nga të gjitha anët në mënyrë që të detyroheshim të bëheshim me popullatën që po evakuohej në mënyrë që disa nga ne edhe të arrestoheshim, disa nga ne të kapeshim gjallë e disa ndoshta të vriteshim. Forcat serbe u kishin thënë grupeve të njerëzve të mbledhur në Isniq se brenda dy orësh do ta varnin Ramushin në shtyllë elektrike. Gjatë kësaj dite, kam rreshtuar (ata pak ushtarë v.j) në mënyrë që të ngrisja moralin e tyre. U thoja atyre se do ta përballonim këtë situatë dhe do ta tejkalonim, por nuk u thoja se si do ta bënim këtë. Kam vazhduar flisja për malet si një mundësi arratisjeje, por mendja ime ishte në Gllogjan dhe Jabllanicë. I kam ndarë të gjithë në katër grupe të vogla rreth lumit Bistrica, në mënyrë që të mbanim vijën e frontit, por në fakt, atë ditë i kam informuar liderët e grupit që ishin njerëz mjaft të besueshëm se kah duhej të shkonin. Arritëm të kalonim rreth lumit Bistrica në drejtim të Jabllanicës; u tërhoqëm rreth ujit ku diku ishte më pak e diku ishte niveli më i lartë. Distanca mes nesh dhe tyre gjatë tërheqjes ishte nga 50 deri në 100 metra.
Kisha mbetur me vetëm 50 ushtarë
Sokol Dobruna dhe vëllai i tij Musliu, Deli Haxhosaj dhe babai im ishin me ne dhe ishin në moshë mjaft të shtyrë, Shaban Lajqi ishte me në dhe një i ri rreth të 13 ‘tave apo 14 vjeç, disa gra luftëtare dhe disa ushtarë të plagosur. Të gjithë arritëm të shkonim në Jabllanicë, por natyrisht pa ndonjë aktivitet ushtarak. Kur arritëm në Jabllanicë, ishim 75 gjithsej. 50 nga ta mund të konsideroheshin si ushtarë, pjesa tjetër ishte eskortë. Vendosëm flamurin lart në Jabllanicë dhe ditën tjetër vazhduam me aktivitetet ushtarake, e cila nënkuptonte që ishim në gjendje gatishmërie. Nuk kishim ndonjë vend ku të bënim një sy gjumë, në fakt fjetëm ngapak nëpër pozicionet tona.
Jabllanica ishte djegur e tëra apo jo?
Haradinaj: Po, e gjitha ishte e shkatërruar dhe ditën që arritëm aty nuk ishim të sigurtë nëse forcat serbe ishin ende aty. Derisa ata po largoheshin ne po hynim brenda dhe në fakt, atë ditë ne ishim në njërën anë të fshatit kurse ata ishin në anën tjetër të tij. Ditën tjetër, ata u tërhoqën të gjithë nga fshati.
-Pra, forcat serbe nuk e vërejtën që ju ishit në fshat?
Haradinaj: Ndoshta nuk e vëretjën.
Ai tregon në këtë rrëfim se si edhe kur kishin mbetur vetëm 50 veta, kishin vendosur një flamur të madh në vendin ku po rrinin, për ç’gjë, bashkëluftëtarët i kishin thënë ta heqte sepse mund të idenfikoheshin lehtë ku ishin, por Haradinaj nuk kishte bërë një gjë të tillë, kishte vendosur që flamuri të qëndronte aty ku ishte.