Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rrëfimi i babait të ish-prokurorit Blakaj, ja çka i thotë Ramush Haradinajt

    19/09/2018 | 17:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka folur Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj. Ai i është përgjigjur fyerjeve që ia ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj djalit të tij, si dhe kërcënimet që ish-prokurori ka marrë gjatë hetimeve të mashtrimeve në listat e veteranëve.

    Kryeministri i kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në SHBA pas dorëheqjes. E babai i ish-prokurorit thotë se e admiron kryeministrin, por që ka disa fjalë për ofendimet që ia bëri djalit të tij.

    “Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen, E kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj për Frontal.

    Babai i ish-prokurorit nuk ka hezituar të flas për bindjet e tij politike, ndërsa ka treguar edhe pse ka aplikuar për marrjen e statusit të veteranit./ORAinfo

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.