Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rasti “Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

    07/09/2018 | 10:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e Adem Grabovci dhe të pandehurve tjerë.

    “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 13.08.2018 është ndryshuar, ashtu që për zbatim të procedurës në këtë çështje penale, kompetent është caktuar Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor kundër A.G. etj. për shkak të veprës penale “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

    “Kryetari i trupit gjykues të këtij rasti, ditë me parë me propozim të një avokati mbrojtës, e kishte shpallur Departamentin e Krimeve të Rënda jo kompetent në pikëpamje lëndore, duke konsideruar se kjo çështje bie në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm”, sqarohet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

    Gjykata e Apelit e Kosovës konsideron se ky konstatim nuk qëndron dhe se aktvendimi i shkallës së parë nuk është i bazuar./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.