Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rashica tregon çfarë udhëzime mori nga Challandes

    10/09/2018 | 23:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    MIlot Rashica, i icli në ndeshjen me Ishujt Faroe ishte startues për Kosovën pas ndeshjes deklaroi se kjo ka qenë shfaqje e mirë e kombëtares sonë:“Kemi zhvilluar ndeshje shumë më të mirë se me Azerbajxhanin, e kemi mbajtur topin shumë më shumë dhe ka qenë ndjesi e veçantë që për herë të parë të luajmë në shtëpi.

    Ka qenë shtytje e madhe, përkrahja e tifozëve dhe kur ke përkrahje nuk ke se si të mos e japësh maksimumin”, pohoi Rashica, transmeton Insporti.

    Ylli i Bundesligës, i pyetur për përshëndetjen që ia bëri publiku me ngritje në këmbë, deklaroi se
    “Është një ndjenjë e veçantë. Në vijmë me dëshirë të madhe për të dhënë maksimumin për vendin tonë, e japim maksimumin në secilën stërvitje dhe në secilën ndeshje dhe mezi presim që të reagon publiku pozitivisht në veprimet tona”.

    I pyetur se ka luajtur më i tërhequr dhe më larg portës në këtë ndeshje, sesa në ndeshjet e kaluara, Rashica u përgjigj se kjo ka qenë udhëzim i trajnerit.

    “Ka qenë udhëzim i trajnerit që të tërhiqemi pak dhe nëse kemi mundësi të lirojmë hapësirë që edhe mbrojtësit e krahut të depërtojnë kur kanë mundësi. Kjo ka funksionuar sonte, të shohim këtu e tutje”, deklaroi lojtari i Werderit, transmeton Insporti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.