Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qytetarët tronditen me shenja të pazakonta në Vllahi të Mitrovicës – a janë koordinata të kufirit të ri?

    03/09/2018 | 18:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa shenja nëpër territorin e Mitrovicës janë duke u vendosur. Askush s’ka dhënë shpjegime. Në KFOR kanë thënë se ata nuk i kanë bërë këto shenja. Ndërkohë, disa qytetarë kanë publikuar foto me këto shenja derisa kanë kërkuar sqarime prej institucioneve.
    Disa shenja, në formë koordinatash, janë shënuar në fshatin Vllahi të Mitrovicës. Shenja të tilla janë vendosur edhe në Shalë të Bajgores, pjesë këto që e ndajnë Veriun e Mitrovicës dhe jugun.

    “Çfarë kërkon kjo shenjë në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës? Këto ditë është shënuar kjo shenjë më të bardhë në fshatin Vllahi -Mitrovicë , Shalë të Bajgores nga ketu kufiri deri në Jarinë ka 50 kilometra, shenjë e ngjajshme sikur kufiri Holandë-Belgjikë!”, ka shkruar një qytetar i Mitrovicës dha ka publikuar foto.

    “Kërkojmë sqarim nga Instucionet e Republikës së Kosovës së për qfarë arsye janë vendosur keto shenja në mesë të fshatrave shqiptare në pjesë Veriore të Kosovës!”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, zyrtari i KFOR’it, Vincenzo GRASSO, i ka parë këto foto të shtunën. Është përgjigjur se me sa ka informacione këto shenja nuk janë të misionit ushtarak të NATO’s në Kosovë.

    “Me aq sa di unë, KFORI nuk ka të bëjë asgjë me këto shenja. Për herë të parë po i shoh. Jam i sigurt që këto shenja nuk janë vendosur nga NATO-ja. Unë pyeta nëse dikush di më shumë rreth kësaj dhe për çdo të re tjetër do të ju njoftoj”, ka thënë Grasso, për Gazetën Express.

    Shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për ndarjen dhe vendosjen eventuale të ndonjë kufiri atje vijnë në kohën kur po flitet mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshim të kufijve.

    Presidenti Thaçi e ka promovuar këtë ide prej fillimit të këtij viti, kur kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale dhe kishte nisur idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbise.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Ne jemi me Kurtin kundrejt Serbisë, por jo me pasë SHBA-në kundër
    • Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare
    • Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.