Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qytetarët e veriut nuk i besojnë politikanëve serbë e as atyre shqiptarë

    25/09/2018 | 17:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rreth 88 për qind e qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nuk i besojnë asnjë politikani serb në Kosovë, ndërkaq 99 për qind e tyre nuk i besojnë asnjë politikani shqiptar.

    Këto janë rezultatet e një hulumtimi të opinionit publik të realizuar nga organizata Aktiv në veriun e Mitrovicës, e cila gjatë gjysmës së dytë të qershorit të këtij viti, kanë anketuar rreth 800 respondentë nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

    Ndërkaq, përqindja ka qenë më e lartë në vitin e kaluar, ku 78 për qind e këtyre qytetarëve kanë deklaruar se nuk i besojnë politikanëve serbë.

    Nga organizata Aktiv thonë se rezultatet e hulumtimit padyshim që tregojnë për një “krize besimi” në shoqërinë e veriut të Kosovës.

    Përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës vijnë kryesisht nga Lista Serbe. Ky në fakt është subjekti i vetëm politik që Beogradi e ka përkrahur gjatë zgjedhjeve në Kosovë, pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011.

    Kjo listë në Kuvendin e Kosovës tash numëron 9 nga 10 vendet e rezervuara që janë të ndara për komunitetin serb, pastaj udhëheq me 3 ministri dhe është në krye të 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë. /REL/

    Lista Serbe, megjithatë, në mars zyrtarisht ka dalë nga koalicioni qeverisës, edhe pse ministrat ende mbajnë funksionet e tyre./REL/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.