Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë nga e hëna do të kenë mundësi të vaksinohen kundër gripit.
Për këtë të gjithë institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor janë furnizuar me rreth 2000 vaksina të cilat do të jenë në dizpocion të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare.
Prandaj nga dita e hënë e datës 01.10.2018 mund të vaksinoheni me këtë vaksinë, në qendrat më të afërta të Mjekësisë Familjare.Kjo vaksinë preferohet për personat me moshë të shtyrë, ata me sëmundje kronike si dhe ata me imunitet të dobësuar.