Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Punonjësit janë më të lumtur kur shefat kanë mirëkuptim

    10/09/2018 | 18:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një studim i ri zbulon se njerëzit qëndrojnë kur ata besojnë se shefat e tyre do të bëjnë gjënë e duhur.
    Kultura e kompanisë fillon në krye, kështu që udhëheqja jo e duhur mund të shkatërrojë një organizatë. Organizatat dhe kompanitë të cilat kanë gjetur veten në ujëra të turbullt së fundmi, Uber, Thinx, the Fyre Festival, janë të gjitha të ngjashme në një mënyrë: mungesa e besimit, etikës dhe qartësisë nga udhëheqësit të cilët është dashur të vendosin tonin.

    Një studim i fundit nga Universiteti i Sussex dhe Greenwich së bashku me CIPD, i dedikuar në përmirësimin e standardeve dhe praktikave të punës në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se punonjësit janë më të lumtur dhe më produktivë kur kanë shefa të cilët udhëheqin me një qëllim.

    Studiuesit karakterizojnë udhëheqjen me një qëllim si posedimin e tri elementeve thelbësore: njerëzit në krye kanë një mirëkuptim të fuqishëm, ata angazhohen për aksionerët dhe kanë një vizion të qartë të cilin ua komunikojnë qartë punonjësve.

    Studiuesit erdhën në përfundimet e tyre nga sondazhet prej 1,033 punonjësve dhe 54 udhëheqësve. Ata gjithashtu bënë 46 intervista dhe mbajtën 16 grupe fokusi me 79 njerëz në total dhe morën nga sondazhi CIPD Employee Outlook.

    40 përqind e popullatës punonjëse në Mbretërinë e Bashkuar thanë se ata besonin se udhëheqësi i tyre sillej në mënyrë etike, e cila dallonte në mënyrë të konsiderueshme nga rastet e pesë organizatave të cilat studiuesit i përfshinë në zbulimet e tyre.

    Pesë kompanitë u identifikuan me pseudonimet të cilat zbulojnë vetëm se çfarë lloji i biznesit janë: BuildCo, CareCharity, GovDep, PoliceOrg dhe RetailCo. 88 përqind e punonjësve në CareCharity dhe 80 përqind në GovDep besonin se udhëheqësit e tyre po vepronin në mënyrë etike, përderisa 75 përqind e punonjësve në RetailCo dhe 53 përqind e punonjësve të PoliceOrg thanë të njëjtën gjë.

    Studiuesit zbuluan se 21 përqind e punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar kategorizuan veten e tyre si udhëheqës ‘’të qëllimshëm’’. Përveç kësaj, 35 përqind e udhëheqësve në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan veten lartë kur erdhi puna te komunikimi i vizionit të qartë dhe angazhimit të tyre ndaj aksionerëve.

    46 për qind e punonjësve të cilët mendonin se udhëheqësi i tyre sillej në mënyrë etike gjithashtu ishin të kënaqur me punën e tyre, përderisa 18 përqind të cilët nuk ishin të kënaqur nuk mendonin se udhëheqësi i tyre ishte etik.

    31 për qind e punonjësve nuk besonin se udhëheqësi i tyre ishte etik dhe nuk e shihnin punën e tyre si domethënëse, krahasuar me 34 përqind të cilët kishin pikëpamje pozitive për të dyjat.

    58 për qind e njerëzve të cilët mendonin se kishin shef etik dëshironin të qëndronin në kompaninë e tyre, por vetëm 8 përqind të cilët nuk mendonin se kishin një shef etik dhe nuk e shihnin punën e tyre si domethënëse thonë të njëjtën.

    Në mënyrë që të jesh një shef i suksesshëm, profesoresha e Universitetit të Greenwich, Dr. Amanda Shantz, thotë se udhëheqja nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e operimeve ditore dhe fitimin financiar.

    ‘’Fokusi tradicional në sjelljet e udhëheqësve shkon aq larg sa të zhvillojnë aftësinë e tyre për të performuar në një rol’’, shpjegon Shantz. ‘’Por, ajo që kërkohet është një zhvillim i tërë personit, në të njëjtën kohë duke pranuar se është e pamundur të bashkoni të gjithë individët në një model të uniformës të moralit dhe etikës’’.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    • Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.