Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Protestohet për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit

    19/09/2018 | 10:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot në orën 12:00, te Pallati i Drejtësisë do të mbahet protestë paqësore me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”.

    Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj.
    Organizatorët i kanë ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që të dalin në protestë.
    Më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.

    Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.