Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prokuroria hesht për rastin e Gani Gecit

    25/09/2018 | 18:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës nuk ka iniciuar asgjë rreth deklarimeve të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt.

    Gjatë ditës së djeshme ishte publikuar një letër e familjes Geci, përmes të cilës kjo familje kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.

    Ata kanë thënë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

    Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

    Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Mitrovicë

    kanë konfirmuar për KALLXO.com se në këtë Prokurori nuk është dërguar asnjë kërkesë për mbrojtjen e Gani Gecit por as nuk janë njoftuar nga askush se kjo familje ndihet e kërcënuar.

    “Referentët e shkrimores në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës konfirmojnë se deri tani në Prokurori nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për mbrojtje apo sigurimin e vet Gani Gecit apo të familjes së tij, apo të kenë njoftuar Prokurorinë se ndjehen të rrezikuar nga kushdo qoftë”, tha prokurorja Zejnije Kela për KALLXO.com.

    Mbrëmë, edhe Policia Rajonale e Mitrovicës tha se nuk ka marrë asnjë ankesë ose kërkesë për mbrojtje nga kjo familje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.