Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prokurori i shtetit del me sqarim rreth listës së “veteranëve të rrejshëm”

    18/09/2018 | 11:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokurori i shtetit ka bërë të ditur se nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së, është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjnë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do t’i propozohet Gjykatës, që në bazë të dokumentacionit të rishikuar që ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.

    Prokurori i shtetit njofton se në nenin 16 paragrafi 4 të Ligjit për veteranët e luftës është e paraparë që veteranët e UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit pasuror, gjithashtu edhe personat të cilët janë në kategorinë si pjesëtar i UÇK-së, ose në kategorinë pjesëmarrës i luftës, me Ligj nuk i takon e drejta për pension personal të veteranit luftëtar, dhe kjo ka qenë arsye pse disa nga ta janë përfshirë në aktakuzë si përfitues të kundërligjshëm.

    Lexoni të plotë njoftimin e Prokurorisë:

    “Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë fazës së grumbullimit të informacioneve si dhe gjatë hetimeve që kanë zgjatur për një vit e gjysmë, janë shqyrtuar mbi 80 mijë aplikacione, dhe nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i UÇK-së, është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjmë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm dhe do ti propozohet Gjykatës, që në bazë të dokumentacionit të rishikuar që ndaj tyre të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.

    Në nenin 16 paragrafi 4 të Ligjit për veteranët e luftës është e paraparë që veteranët e UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit pasuror, gjithashtu edhe personat të cilët janë në kategorinë si pjesëtar i UÇK-së, ose në kategorinë pjesëmarrës i luftës, me Ligj nuk i takon e drejta për pension personal të veteranit luftëtar, dhe kjo ka qenë arsye pse disa nga ta janë përfshirë në aktakuzë si përfitues të kundërligjshëm.

    Rritja e numrit prej 19060 përfituesve në 20238 përfituesve është bërë nga të dhënat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, të cilat gjenden në CD 3 dhe 4, e që kanë të bëjnë me personat që gjatë hetimeve në bazë të aplikacioneve të kontrolluara nga Prokurori, është konstatuar se kanë qenë pjesëtarë të UÇPMB-së, por, për të cilët nuk ka të dhëna në aplikacion se kanë qenë veteran luftëtar të UÇK-së, siç është përcaktuar me Ligj, gjithashtu janë vënë në listë edhe përfituesit, aplikacionet e të cilave janë plotësuar dhe nënshkruar nga i njëjti dorëshkrim.

    Prokurori i Shtetit, ushtron aktakuzë në emër të institucionit që përfaqëson, si dhe, qëndron gjithnjë prapa fakteve të përfshira në aktakuzë sa i përket veprës penale, dhe sigurimit të provave të cilat e vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale e cila iu vihet në barë.

    Kjo aktakuzë e ushtruar nga Prokurori i Shtetit, nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe, me vlerat e saj por është aktakuzë e paraqitur kundër zyrtarëve që kanë vepruar në kuadër të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit të UÇK-së.

    E tërë procedura penale tregon qartë, se edhe përkundër obstruksioneve Prokuroria e Shtetit, është e aftë që në mënyrë të drejtë dhe të pavarur ti kryej obligimet e veta, e ajo është ndjekja e kryerësve të veprave penale.

    Qëllimi kësaj procedure nuk është vetëm ndëshkimi i kryerësve të kësaj vepre penale, por, edhe mbrojtja e vlerave sublime të UÇK-së, angazhimi dhe kontributi i tyre i çmuar në luftën çlirimtare të Kosovës, që ishte faktor vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës, si dhe kthimin e besimit në vlerat demokratike”. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.