Një ditë para seancës së Kuvendit, në të cilën me rezolutë do tentohet ti ndalohet Thaçit që të negocioj tërësinë territoriale të Kosovës në dialog, i pari i vendit i ka mbledh sërish liderët politik, për ta bërë përpjekjen e fundit për ta dështuar këtë seancë.Në zyrën e presidentit në këto momente ka nisur takimi, në të cilin janë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli.Burime të Gazetës Blic, tregojnë se ata po diskutojnë për seancën e nesërme dhe rezolutën e opozitës.
Gazeta Blic ka raportuar edhe më herët që presidenti Thaçi ka një plan për ta ndaluar miratimin e rezolutës së opozitësPërkundër që opozita është bashkuar kundër Hashim Thaçit, duket se kjo është e pamjaftueshme. Rezoluta e paralajmëruar të votohet në Kuvend ditën e martë, ku do ta “bllokonte” Hashim Thaçin, që në bisedime me Serbinë ta shtronte çështjen e kufijve, mund të dështoj. Gazeta Blic nga burime të saja merr vesh se Hashim Thaçi, bashkë me PDK-në e kanë menduar planin që të bllokohet kjo rezolutë.
“Hashim Thaçi është shumë i shqetësuar për mundësinë e votimit në Kuvend të Rezolutës. Ai bashkë më PDK-në kanë në plan që të mos lejojnë miratimin e kësaj rezolute. Ata janë duke lobuar jo vetëm tek partitë e koalicionit qeverisës, mirëpo edhe tek partitë opozitare që të dështoj kjo rezolutë”, thonë këto burime.
E, këtë plan Thaçi dhe PDK po mendojnë ta realizojnë me dështimin e kourumit në seancën e së martës. “Në momentin kur do të procedohet për votim rezoluta për mos ndarje të Kosovës, të pamundësohet kourumi, dhe kësisoj të dështoj kjo iniciativë e LDK-së dhe opozitës”, thonë këto burim. Thaçi është duke u lobuar edhe individualisht tek deputetët, në mënyrë që ta realizoj skenarin e tij./veriu.info