Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se sot ka ndodhur një incident mes disa personave në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë për “Indeksonline” se për momentin mund vetëm ta konfirmojmë rastin që ka ndodhur. Sipas tij, tani kanë informacion se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Mirëpo, Zaiti ka thënë se deri më tani nuk dihet nëse ka të therur me thikë, veçse ka theksuar se pasi të marrin trajtimin mjekësorë të lënduarit të cilët janë dërguar për në Spitalin e qytetit mund të dihen detajet tjera lidhur me përleshjen në fjalë.