Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia deklarohet lidhur me shqetësimet e familjes Geci

    24/09/2018 | 23:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës thotë se nuk ka pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci nga Llausha e Skenderajt.

    Familja Geci nga Llausha e Skenderajt sot ka lëshuar një deklaratë, përmes të cilës ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.

    Ata thonë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

    Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

    E, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se zyrtarisht nuk kanë pranuar kërkesë nga familja Geci për mbrojtje.

    Sipas Zahitit, kjo duket më shumë rast për prokurori, sepse duket se është politike.

    “Deri më tani nuk ka kurrgjë konkrete. Nuk është raportuar as në Skenderaj diçka e tillë. Ne zyrtarisht e pranojmë kur vjen dikush dhe ankohet edhe deponon diçka në Polici, e deklarata të tilla s’duam të komentojmë se kur ka deklarata të tilla më shumë është punë e prokurorisë sepse është politike dhe mediale”, ka thënë Zahiti për kallxo.com.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.