Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Polica jep detaje për 38 vjeçarin i cili u gjend i vdekur në Ferizaj

    03/09/2018 | 11:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia raporton se dje në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit personi i cili nga familjarët ishte raportuar si i zhdukur.

    Në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Shqiptari me vendbanim në Kloten të Zvicrës, Avdyl K. ishte zhdukur pa kurrfarë gjurme në vendlindjen e tij në Kosovë, shkruan “20 Minuten”.

    “Ai në Kosovë udhëtoi të mërkurën dhe të shtunën është dashur të kthehet përsëri me avion”, ka deklaruar nipi i tij. “Por, që nga mbrëmja e së premtes nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij. Nuk e dimë se ku mund të jetë, vetëm se ka dashur të takojë ndokënd”. Për herë të fundit, prindi i tre fëmijëve ka qenë duke drejtuar një veturë të llojit “Range Rover”.

    Asnjëherë nuk kishte ndodhur që xhaxhai i tij, i cili me prejardhje ishte nga Sojeva, në afërsi të Ferizajt, nuk kishte lajmëruar për disa ditë. “Për dy vite ai ka udhëtuar gjithmonë në Kosovë dhe ka qëndruar atje për disa ditë”, ka shpjeguar nipi i tij. “Ai bën biznes me vetura”.

    Agim Gashi, zëdhënës i policisë në Ferizaj ka konfirmuar se të shtunën është pranuar një raport për zhdukjen e një personi dhe hetimi ka filluar.

    Të dielën pasdite, nipi më në fund mësoi se K. është gjetur i vdekur në veturën e tij. Gjithashtu, në veturë ishte gjetur edhe një armë zjarri, përcjell albinfo.ch.

    Ai tashmë kishte parandier se me të diçka kishte ndodhur, thotë nipi. “Më së keqi është për fëmijët e xhaxhait tim”. Ata janë të moshës së mitur prej një, tre dhe pesëvjeçare. Familja e tij beson se K. është vrarë. Me vete kishte shumë para. “Policia nuk na jep asnjë informatë”, ka përfunduar nipi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.