Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përfaqsuesi më i denjtë i ushtrisë në liri është populli, ashtu sikurse ishte ushtria për popullin në luftë

    30/09/2018 | 11:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sakrifica shqiptare kundёr torturave dhe apetit grabitqar serb, i ka lёshuar rrёnjёt nё truallin e Kosovёs para njё shekulli, duke i shtrir frymёzushёm ato nёpёr ndjenjat dhe zemrёn e popullit deri nё luftёn e fundit qё rezultoj me çlirim nga prangat e ankthit pushtues. Kёtё sakrific tё pёrgjakshme shekullore e dёshmojnё varret, historia, gojdhёnat, kёngёt rapsodike dhe letёrsia.

    Nё kёtё vepёr martire, thuajse çdo familje shqiptare i ka meritat nё mёnyra tё ndryshme pёrgjatё kёtij rrugёtimi tё pёrgjakshёm njёqindvjeçar.
    E gjithё kjo veprimtari shekullore nё krye me autorёt e saj heroik u la nёn hije nё liri, sepse u ngritёn pёrmbi tё disa individ me mburrje pёr t’i dhёnё jehonё tё bёmave tё tyre, pastaj pёr t’i pronsuar meritat e lavdishme historike, pёr ta pronsuar ushtrinё, lirinё, shtetin dhe pёr tё imponuar respekt.
    Kapardisja asnjёherё nuk ka qenё pjesё e trimave shqiptar, madje veprat e tyre i kanё kryer pa bujё dhe si detyrё ndaj atdheut.

    Vlerat e veprave tё kёtyre trimave, nuk ёshtё se nuk ju njihen nё popull, madje edhe ju admirohen ato, por, tradita e popullit tonё nuk i duron keqpёrdorimet, abuzimet dhe krekosjet e askujt, pavarsisht meritave qё kanё.
    Kёta kalorёs, arritёn ta bёjnё veprёn mё tё shёmtuar nё liri, qё nuk mund tё imagjinohej mё parё: ta ndajnё ushtrinё nga populli, kur ushtria ishte lindur dhe ushqyer nga populli! Kёta trima nuk u ndalёn me kaq, por vazhduan ta politizojnё ushtrinё duke e pёrdorur si trampulin pёr t’u ngjitur sa mё lart qё ёshtё e mundur politikisht. Pastaj kur ishin duke e pёrjetuar kulmin e famёs politike kёta trima, ushtarёt e ndershёm u vetёvareshin nga depresion i varfёrisё, por kёta nё heshtje dhe nё shpёrfillje e kalonin kёtё dhimbje tё madhe tё ushtrisё dhe tё popullit.

    Dhe sikur mos t’i mjaftonin veprat e mё sipёrme, kёta marrin kurajon pёr ta realizuar kryeveprёn e marrёzisё historike, duke i shtrir pёrmasat e jehonёs sё saj nё katёr anёt e botёs: formacionin e lavdishёm tё UÇK-sё, ta zgjerojnё nё liri me familjar, tё afёrm dhe miq!
    Kush do tё kishte guxim pёr ta kryer kёtё kryevepёr tё shёmtuar pёrveç atyre qё e shohin ushtrinё si pronёsi tё tyre, e qё nё kёtё rast mund t’i quajmё: kryetrimat e marrёzisё!
    Nuk e di pёrse ekzistojka shoqata e veteranёve tё luftёs mbas kёtij dhunim qё ju bё UÇK-sё, apo siç duket edhe ajo qenka pjesё e kёsaj ujdije djallёzore.

    Prandaj pёr ta fashitur kёtё njollё makabre, duhet qё tё ngjallet fryma revoltuse pёr brenda ish luftёtarve pёr ta marr pёrgjegjёsin e vetё pastrimit nga fatkeqёsit qё po ju sulёn nё formё furtunash tё herё pas hershme.
    As njё individ, grup apo parti politike nuk e ka aftёsin morale pёr ta pёrfaqёsuar ushtrinё, e cila ishte frut i frymёzimit shekullore nga tё bёmat e herё pas hershme tё kreshnikёve shqiptar.
    Pёrfaqёsuesi mё i denjёt i ushtrisё nё liri ёshtё populli, ashtu sikurse ishte ushtria pёr popullin nё luftё!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.