Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përfaqësuesit e Luginës – Thaçit: Hajde në Preshevë si Vuciqi në Mitrovicë

    10/09/2018 | 13:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës sot i kanë bërë ftesë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të vizitojë Preshevën sikurse që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucici që vizitoi Mitrovicën. Por, Thaçi ka thënë se arsyeja se pse nuk mundet ta vizitojë është pasi që ai është i dënuar nga Serbia. Ndërsa ka treguar se asnjëherë nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të vizituar Preshevën, pasi që e di përgjigjen e Serbisë.
    “Përfaqësuesit e Preshevës dhe Bujanovcit më ftuan që të ftojë Preshevën. Por, Beoradi nuk po e sheh të arsyeshme që unë ta vizitoj dhe nuk mundem ta vizitoj pasi që jam i dënuar. Nuk kam bërë ndonjë kërkesë ndonjëherë, pasi e di përgigjen e tyre”, ka deklaruar Thaçi në një konferencë të thirrur për media bashkë me krerët e Luginës së Preshevës.

    Por, Thaçi ka thënë se liderët e tjerë dhe deputetët e vendit që nuk kanë ndonjë ndalesë nga Serbia, do të duhej ta vizitonin. Por, siç thotë ai jo për të krijuar konfuzion.

    “E di që kanë halle e kanë shqetësime, dhe janë komuniteti më i diskriminuar. Nuk po mund që ta vizitojmë Preshevën pasi që jemi të ndjekur e të dënuar nga Serbia. Ata që mund ta vizitojnë duhet të shkojnë në Preshevë, dhe duhet të shkojnë më shpesh por jo për të shtuar konfuzione. Disa liderë duhet të shkojnë më shpeshb në Preshevë, pasi që ata kanë nevojë ti dëgjojnë”, deklaroi ai./Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.