Ekipi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi kishte tejkaluar shpenzimet e hotelit gjatë një vizite zyrtare në Itali për rreth 840 euro.
Kërkesa e zyrës së Kryeministrit drejtuar sekretarit të përgjithshëm kishte qenë fillimisht 3 mijë e 100 euro.
Mirëpo kjo shumë ishte tejkaluar për 839 euro e 50 cent.
Arsye e tejkalimit të shpenzimeve sipas ZKM-së është mungesa e gjetjes së hoteleve me çmime të cilat kishin figuruar në listën tarifore.
“Gjatë realizimit të vizitave të delegacionit të Kryeministrit në Italit të datave nga 23.06.2012-24.06.2012 është bërë tejkalimi i Hotelit, andaj luteni të bëhet aprovimi i shpenzimeve. Arsyeja e tejkalimit është mungesa e gjetjes së hoteleve me çmime të cilat figurojnë në listën tonë tarifore”, thuhet në letrën e Abelard Tahirit dërguar sekretarisë së Qeverisë.
Pra, për vetëm një natë qëndrim në hotel në Itali, Hashim Thaçi së bashku me kabinetin e tij kishin shpenzuar 3 mijë e 939 euro.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit./veriu.info

