Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas polemikave mes pozitës dhe opozitës, u miratua aderimi i Kosovës në ReSPA

    20/09/2018 | 17:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për aderimin e Kosovës në Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) që përfshinë shtetet e Ballkanit Perëndimor, me 68 vota pro dhe një kundër, nga 69 deputetë sa ishin prezentë në përfundim të seancës së jashtëzakonshme që u mbajt sot me kërkesë të opozitës në Parlament.
    Seanca ishte thirrur për të martuar disa projektligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Mirëpo miratimi i aderimit të Kosovës në ReSPA u përcoll me një debat mes pozitës dhe opozitës për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në këtë shkollë.

    Ishte deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK) Vjosa Osmani – Sadriu e cila kishte kërkuar që kuadër të kësaj marrëveshje të futen edhe dokumentet të cilat dokumentojnë shtetësinë e Kosovë dhe mos identifikimin e saj më si UNMIK, që prej shpalljes së pavarësisë.

    Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Mahir Yagcilar ka tentuar të arsyetojë marrëveshjen e propozuar nga Qeveria duke thënë se marrëveshja nuk do të nënshkruhet por është e rëndësishme që të miratohet në mënyrë që të anëtarësohet Kosova në ReSPA.

    Derisa deputetët kanë kërkuar që të sqarohet mënyra e përfaqësimit të Kosovës në atë shkollë.

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka ndërhyrë në debatin parlamentar dhe ka sqaruar se qëndrimi i Qeverisë është që Kosova nuk merr pjesë në asnjë organizatë a mekanizëm ku identifikohet si UNMIK.

    Deputetja Osmani ka kërkuar replikë duke kërkuar që të sqarohet qëndrimi i Qeverisë përmes dokumenteve që duhet të bashkëngjiten sipas saj në marrëveshjen para se ajo të sjellët për ratifikim në Kuvend.

    Debatit parlamentar iu është bashkuar edhe deputeti Milaim Zeka nga NISMA. Ky tha se nuk po flitet për rëndësinë e anëtarësimit në ReSPA.

    Sipas Zekës krejt debat për përafrimin e Kosovës është tendencë për të garuar kush është më patriot se tjetri.

    Por me fjalimin e tij nuk u pajtua deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili replikoi ndaj “ekspertit të shkumës”.

    E Milaim Zeka i reagoi Konjufcës duke thënë se ai nuk ka drejtë të fals për shtetësi të Kosovës nga se nuk ja njeh fare shtetin e Kosovës, flamurin dhe himnin e tij.

    Në fund të debatit, kryeministri Haradinaj tha që s’ka logjikë me pas në dokumente me figuru Kosova si UNMIK…AI ka thënë që të plotësohet marrëveshja me dokumente shtesë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.