Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Paralajmërimi i veteranëve që po dridh skenën politike

    03/09/2018 | 15:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas takimit që kishin me këshilltarin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, organizatori i protestës së grupit të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Drenicës, Faik Zogaj, ka paralajmëruar protesta të dhunshme nëse nuk plotësohen kërkesat etyre brenda 30 ditëve.

    Kërkesa e grupit të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Drenicës ishte të pastrohet lista e veteranëve të rrejshëm brenda 30 ditëve dhe të ngritet aktakuzë për personat të cilët po marrin pagë të veteranit në mënyrë të paligjshme.

    “Ne kërkesat që i patëm i dërguam në kuvend. Kuvendi prej tre kërkesave e ka mbështet vetëm njërën atë të pastrimit të listave të veteranëve. Dy kërkesat e tjera atë të lirimit të Sylejman Selimit dhe shkarkimit të Lumezit nuk dhanë asnjë koment”, tha Zogaj.

    Ai tregoi se kishte eskaluar situata brenda takimit, duke shtuar se Zogaj po i kërkon të drejtat e tij.

    “Unë dola pak prej kontrolle në kuvend por nuk kam faj pasi që unë po kërkoj të drejtat e mia. Brenda 30 dite nëse prokuroria nuk ngrit aktakuzë për veteranët e falsifikuar ne do të veprojmë. Kjo është protesta e fundit sa i përket veteranëve”, shtoi ai.
    Në fund Zogaj tha se nuk kanë zgjidhje tjetër, vetëm të protestojnë dhunshëm nëse nuk plotësohen kriteret e kërkuara nga veteranët.

    “Rrugë ligjore jemi që tri vjet duke i ndjekur, nëse ka drejtësi bëhet pastrimi i listave. Veprimet tona nuk mundemi me i bo publike. Nuk kemi tjetër zgjidhje duhet me vepru dhunshëm nëse nuk zbatohen kërkesat. Nëse nuk zbatohet kërkesa për pastrimin e listave ne do t’i pastrojmë listat vet dhe e dimë se si ti pastrojmë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • I lëshoi ID shtetasit shqiptar të kërkuar nga Interpoli, aktakuzë ndaj zyrtarit të ARC-së në Prishtinë
    • Blerando: Me ndihmën e Zotit e shoh veten fitues të Big Brother
    • Konjufca: BE’së nuk i takoi të bëjë draft -statut për Asociacionin, ia mori një kompetencë shtetit të Kosovës
    • Ndahet nga jeta pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Miradie Berisha
    • Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.