Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pacolli vazhdon lobimin, bisedon me ministrat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

    25/09/2018 | 12:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të takimeve të shumta që kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar ndaras edhe dy ministra të jashtëm të shteteve jo-njohës të Kosovës, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.

    Gjatë këtyre takimeve, siç bëhet e ditur në komunikatë është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare.

    “Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare”, bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë.

    Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    • “Këmbanë e fundit e alarmit”: Tahiri me reagim ndaj vrasjes së Liridona Ademajt
    • Një nënë vjen në emisionin “ZGJOHU” për shkak të gjendjes së rëndë, Halil Kastrati shpërthen në lot dhe ia dhuron një banesë
    • “Mamin e harruam në veturë”/ Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas ngjarjes tragjike
    • Temperaturat nën 0 gradë dhe borë – Parashikimi i motit për nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.