Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pacolli lobon për njohjet dhe anëtarësim në INTERPOL

    27/09/2018 | 17:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me qëllimin e lobimit sistematik për rritjen e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës dhe sigurimin e një mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vazhduar realizimin e takimeve të shumta të nivelit të lartë në margjina të punimeve të rregullta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

    Postimi i plotë:

    “UNGA, ose punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me praninë e 130 krerëve të shteteve dhe qeverive, është një rast i jashtëzakonshëm për një vend si Kosova të tregojë ekzistencën e vet, punën dhe të arriturat e veta.Takova ministren e re të punëve të jashtme të Australisë, Marise Payne. Pas agjendës zyrtare në Selinë e OKB-së takova dhe shumë ministra të jashtëm të vendeve afrikane si ai i Kamerunit, Lejeune Mbella Mbella; atë të Ruandës Louise Mushikiwabo. Takova dhe Jean Baptiste le Moine, ministër shteti për Europën dhe Punët e jashtme të Francës. Shumë ambasadorë, drejtues institucionesh të grumbulluar në pritjen zyrtare të Ruandës. Më pas takova në një pritje madhështore shumë personalitete drejtuese të Emirateve të Bashkuar Arabe, por edhe nga vende të tjera. U takova me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve Arabe Abdullah bin Zayed Al Nahyan; Ministrin e Jashtëm të Libisë Mohamed T. H. Siala; Princin e Kurorës së Norvegjisë, Hakkon Magnus; Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Ekonomike të EBA, z. Mohamed Sharaf; Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, Shaikh Khaled bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifah; etj”, ka shkruar Pacolli në facebook./arbresh.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti për kritikat nga ana e SHBA-së: Janë të padrejta, nuk është mirë të bullizohet Kosova
    • Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.