Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nuk mund ta besoni kurrë, por edhe ky emër është në listën e veteranëve mashtrues

    27/09/2018 | 12:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një prej emrave që figuron në listën prej 20 mijë veteranëve të rrejshëm është edhe ai i udhëheqësit të Zyrës së Veteranëve në Qeverinë e Kosovës, Gazmend Sylës. Ai po akuzohet se bashkë me rreth 20 mijë persona të tjerë ka përfituar jashtëligjshëm statusin e veteranit.

    Por, një gjë të tillë po e mohon vet ai. Deklaron se ai ka qenë luftëtar që nga fillimi i luftës dhe se për këtë duhet të përgjigjet vet Blakaj, shkruan Express.
    Udhëheq më Zyrën e Veteranëve, por po akuzohet si veteran i rrejshëm.

    Gazmend Syla është një prej 20 mijë veteranëve që në bazë të Prokurorisë janë cilësuar se kanë përfituar nga statusi i veteranit jashtëligjshëm.

    Por, Syla, i cili e udhëheq Zyrën për Veteranë në Qeverinë e Kosovës dhe njëkohësisht është kryetar i degës së OVL-së në Pejë, po e mohon një gjë të tillë.

    Syla i ka thënë Gazetës Express se ai ka qenë luftëtar që prej kur ka filluar lufta e deri në përfundim të saj.

    Ndërsa për atë se pse emri i tij figuron në mesin e veteranëve të rrejshëm, ai ka thënë se për këtë duhet pyetur ish Prokurori Elez Blakaj. Gjersa, thotë se në këto lista ka parë edhe emrat e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë.

    “Nuk kam ndonjë koment, mendoj se për këtë çështje duhet ta pyesni prokurorin që më ka fut në atë listë, unë jam luftëtar prej kur ka filluar lufta dhe deri në përfundim të saj dhe nuk e di si ka përfunduar emri im në ato lista dhe jo vetëm i imi, sepse po të ishte vetëm i imi nuk do të kishte shumë telashe, por edhe i shumë të tjerëve, pasi që kam shumë emra të bashkëluftëtarëve të mi kanë qenë në luftë prej fillimit e deri në përfundim të saj, por që gjenden në ato lista”, ka thënë Syla për Express.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.