Nesër numri i thirrjeve telefonike të QMF nuk do të jetë aktiv për shkaqe teknike nga 8:00 deri në ora 12:00, kjo pasi ai do t’i nënshtrohet punimeve pasi PTK do të punojë për instalimin e lidhjes së re telefonike me numer 0800.
Këtë njoftim e ka bërë edhe Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, në llogarinë e tij të facebookut.
Meholli poashtu ka njoftuar se Lidhja e re telefonike me nr.0800, bashkë me qendrën e thirrjeve do të jetë së shpejti funksionale dhe thirrjet në këtë numer do të jenë falas për qytetarët, për të kërkuar shërbim apo për të caktuar termin!
Luten qytetarët që për shërbime të urgjencës të kontaktoni nr.112 ose nr. 028 515 411.