Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një tjetër hap për liberalizimin e vizave do merret sot në Bruksel

    17/09/2018 | 11:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas votimit pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian, sot pritet që kjo çështje të diskutohet në kuadër të Grupit Punues për Vizat.

    Sot në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian pritet të takohet Grupi Punues për Viza (COWEB), ku do të diskutohet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke bërë që procesi i heqjes së regjimit të vizave për kosovarët të shkojë drejt përfundimit.

    Nëse ky Grup Punues e jep pëlqimin për heqjen e vizave, propozimi kalon në nivelin e COREPER-it, në të cilin diskutohet nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, shkruan “Zëri”.

    Ndërkohë vendimi final merret nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë.
    Optimistë se procesit të liberalizmit të vizave po i vjen fundi janë shprehur përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, të cilët për gazetën “Zëri” kanë thënë se tani ky proces është çështje muajsh./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.